Home KRYESORE Suprizohet Erion Veliaj, një vizitor i pazakontë i vjen në Bashki…

Suprizohet Erion Veliaj, një vizitor i pazakontë i vjen në Bashki…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është surprizuar ditën e sotme nga një vizitë e këndshme nga aktorët që morën pjesë në rikthimin e “Dasmës së Skënderbeut”, në kuadër të vitit të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Kjo e fundit u soll në një ceremoni përkujtimore organizuar në Kaninë, ndërsa drejtohej nga deputeti socialist Fate Velaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Veliaj ka postuar disa foto, ku mes të tjerash shihet me aktorin që luante rolin e Skënderbeut.

“Kur të vjen Skënderbeu në Bashki ????????
Çfarë kënaqësie e krenarie e jashtëzakonshme të prisja në Tiranë delegacionin e komunave arbëreshe!

Faleminderit Fate Velaj e miqtë nga Shqipëria e Kosova që i mikpritën! ????????????????????????????????”, shkruan Veliaj.
#VitiSkenderbeut ????

Theksojmë faktin se për këtë rikthim të një pjesës të historisë, ka shkaktuar debat mes drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare dhe deputeti të PS-së Velaj, për shkak të një komenti.
31317688_10156389862016926_5865823766008823808_n
31252985_10156389862766926_6097663076989927424_n

31250460_10156389862011926_1354394585056411648_n

Share: