Home KRYESORE Trafiku që krijohet gjatë sezonit veror në zonën turistike të Shëngjinit do...

Trafiku që krijohet gjatë sezonit veror në zonën turistike të Shëngjinit do zgjidhet

Nga Gjergji Figuri

Trafiku që krijohet gjatë sezonit veror në zonën turistike të Shëngjinit do të marrë zgjidhje para fillimit të muajit qershor. Situata do të përmirësohet edhe në qëndër të qytetit. Ndërhyrja parashikon që ti jepet zgjidhje hyrjes në këtë zonë turistike duke krijuar një zgjerim të kryqëzimit të superstradës më rrugën e Shëngjinit e cila mendohet se do të çlirojë trafikun.

Përmirësim do të ketë edhe segmenti rrugor që përshkon qendrën e qytetit turistik të Shëngjinit. Ka qënë nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, znj.Alfrida Marku, e cila ka bërë publik lajmin duke konfirmuar se ky sezon veror do të jetë shumë efiçent përsa u përket shërbimeve, pastërtisë si dhe informimit të vizitorëve e turistëve.

Nënkryetarja e bashkisë Alfrida Marku ka bërë të ditur se edhe ndriçimi i qëndres së Shëngjinit do të zgjidhet, por ndërhyrja do të jetë në një fazë të dytë, kjo përshkak të mos pengimit dhe mos cënimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik.

“Në komunikimet që kryetari I bashkisë ka patur këto ditë me drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvilimit, përpara fillimit të këtij sezoni, do të përfundojë projekti për përmirësimin e hyrjes së Shëngjinit – nga rrethrrotullimi pranë ish fabrikës së letres dhe deri tek segmenti i rikonstruktuar. Gjithashtu do të realizohet edhe një riveshje me asphalt e rrugës kryesore brenda qytetit të Shëngjinit deri tek porti. Ndërhyrjet në trotuare dhe ndriçim përgjatë këtij segmenti do të mbetet për fazën e dytë përshkak të mos pengimit të trafikut dhe mos rendimit të levizjes për qytetarët gjatë sezonit veror.

Bashkia Lezhë garanton të gjithë vizitorët dhe turistët se këtë sezon do të kemi një standart shumë më korrekt të menaxhimit të mbetjeve dhe furnizimit me ujë të pishëm – ka thënë nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.”

Hyrja e Shëngjinit ka qënë një problem i përvitshëm për çdo drejtues mjeti, i cili përballej me një trafik të rënduar kryesisht në dalje. Duke synuar zgjidhjen e kësaj problematike, Bashkia e Lezhës kishte kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Transporteve, pasi ky segment ishte në varësi të këtij institucioni, ndërsa paralelisht bashkia kishte dërguar projekt edhe tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit që së fundmi i ka dhënë dritë jeshile zgjerimit dhe dhënies zgjidhje kësaj problematike që penalizonte turizmi veror në Bashkinë e Lezhës.

Share: