Home KRYESORE Turp! Pas thirrjes në rrjetet sociale, të huajt pastrojnë plazhin e Durrësit!

Turp! Pas thirrjes në rrjetet sociale, të huajt pastrojnë plazhin e Durrësit!

Kristina është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jeton e punon prej 3 vitesh në Durrës. Këtë të dielë ajo dhe vajza e saj iu bashkuan thirrjes qytetare për të pastruar plazhet e Durrësit ndërsa qytetaret durrsake qëndruan pjesa me e madhe sehirxhi.

“Plazhet duhet të pastrohen. Janë plot me plastikë, mbetje urbane dhe spitalore. Ne të gjithë kemi nevojë për plazhe të pastra e për të shijuar qëndrimin këtu”, thotë Christine Loop për Top Channel.

Të rinjtë dhe qytetarët e angazhuar në problemet e komunitetit janë gjithnjë e më të pakët në numër, por shembujt pozitivë nuk mungojnë dhe kete radhe atyre ju bashkuan edhe te huajte.

“Jemi në plazhin e Currilave, një nga plazhet më të frekuentuara nga durrsakët, po gjendja është kështu. Jemi ndarë në disa grupe dhe i ftoj të gjithë të angazhohen. Ta nisin nga lagjja e tyre për të pastruar plazhet tona dhe jo vetëm”, shprehet Anna Nina, banore e Durrësit qe duhet pergezuar shume.

Në këtë nismë të ndërmarrë në rrjetet sociale u bashkuan edhe shumë të tjerë, duke u përfshirë madje edhe fëmijë, të cilët pastruan plazhin e Currilave nga thasë me plastikë dhe mbetje të tjera, por pjesa me e madhe e durrsakeve ndejten si perhera serhirxhi.

Share: