Home KRYESORE Turqia i përgjigjet ashpër KE-së: Shikoni punën tuaj, nëse nuk doni…

Turqia i përgjigjet ashpër KE-së: Shikoni punën tuaj, nëse nuk doni…

Kryeministri i Turqisë i ka kthyer pergjigje te prere shqetesimit te Këshillit te Evropës, qe kerkoi shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme të vendit, duke thënë se “Evropa duhet të shohe e te shqetesohet per punet e veta”, raportojne mediat turke.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) duhet të shqetësohet per punen e vet. Turqia do të mbajë zgjedhjet, edhe nese ata nuk duan”- tha Binali Yildirim në një konferencë shtypi në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Komiteti i monitorimit i APKE të martën i bëri thirrje Turqisë që të shtyjë zgjedhjet e parakohshme të 24 qershorit, duke thënë se duhet të përmbahen nga vlerat themelore të Këshillit të Evropës.

Parlamenti i Turqisë të premten miratoi një projektligj duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare më 24 qershor.

360grade.al

Share: