Home KRYESORE Vetëm një herë kam parë… Nga Jaroslav Seifert

Vetëm një herë kam parë… Nga Jaroslav Seifert

Blue Cloudy Sky Sunset Red Clouds Nature Wallpaper Ipad Mini

Përktheu: Elona Caslli

Vetëm një herë e kam parë diellin të gjakosur.
Vetëm një herë.
Zbriste në horizont dhe dukej sikur dikush kish shpërthyer derën e ferrit.
E pyeta observatorin
dhe tani e di arsyen.
Ferrin e njohim. Është githandej
dhe ecën me dy këmbë.
Po parajsa?
Ndoshta parajsa nuk është gjë tjetër
veçse një buzëqeshje
që ke kohë që e pret,
veçse buzët
që pëshpëritin emrin tënd.
Dhe më pas, ai çasti marramendës
ku ti mundesh, qoftë edhe për pak kohë
ta harrosh ferrin.

Share: