Home KRYESORE Vettingu në Polici, ky është dokumenti që duhet dorëzuar

Vettingu në Polici, ky është dokumenti që duhet dorëzuar

Policia e Shtetit ka shpërndarë pak minuta më parë në faqen zyrtare të këtij institucioni në ‘Facebook’ procedurën që duhet të ndjekin efektivët e saj në lidhje me procesin e vettingut.

Lidhur me spekulimet që qarkullojnë ditët e fundit, Policia e Shtetit i drejtohet punonjësve të saj në lidhje me dokumentacionin e nevojshme, ku duhet vetëm pasqyrimi i shumës e përfituar nga momenti i hyrjes në Polici, gardë apo SHCBA, jo shumën në rast se kemi punuar në vende të tjera më përpara.

“Të nderuar kolegë.

Për t’ju ardhur në ndihmë edhe njëherë, në lidhje me plotësimin e formularit të vetdeklarimit të pasurisë.

Nisur nga spekulimet dhe keqdashjet në lidhje me dokumentacionin shoqërues të vetdeklarimit të pasurisë ju sqarojmë edhe njëherë se:

Në asnjë rast gjatë vetëdeklarimit nuk kërkohet asnjë dokument shoqërues nga tatimet apo nga shkollat ku keni shkolluar fëmijët.

Për sa i përket vetëdeklarimit të të ardhurave nga puna, ju sqarojmë se, secili duhet të pasqurojë në formularin e vetëdeklarimit vetëm shumën e përfituar nga momenti i hyrjes në Polici, gardë apo SHCBA, jo shumën në rast se kemi punuar në vende të tjera më përpara.

Të gjithë ata punonjës që për një arsye apo tjetër kanë ndërprerje të marrëdhënieve të punës dhe kanë rifilluar përsëri , janë të detyruar të deklarojnë edhe këtë periudhë të ndërmjetme , pra të ardhurat që keni përfituar në kohën që keni qenë në lirim.

Ritheksojmë se të ardhurat do ti llogarisni që nga data e fillimit të punës në një nga këto tre institucione, dhe jo më parë, dhe po e njëjta gjë vlen edhe për bashkëshortin/en. Edhe ata duhet të vetëdeklarojnë të ardhurat nga momenti i fillimit të punës në Polici, Gardë a SHCBA, i bashkëshortit/es.

Nuk kërkohet asnjë vetëdeklarim i kredive të shlyera, borxheve të shlyera, llogarive të që janë të mbyllura, por vetëm kreditë që keni ende pa shlyer, borxhet apo llogaritë e hapura.

Faleminderit për mirëkuptimin!”

Share: