Home KRYESORE VIDEO/ Basha me biznesin e vogël: Po të ngrihemi të gjithë

VIDEO/ Basha me biznesin e vogël: Po të ngrihemi të gjithë

0

Biznesi i vogël është mbledhur sot në një tryezë me kreun e PD Lulzim Basha. Ata u ankuan se vendosja e TVSH-së po i con drejt falimentit. Sakaq, lideri demokrat u tha se “nëse ngrihen të gjithë banda në pushtet do të zbrapset nga taksat e larta dhe TVSH-ja per biznesin e vogël”. Ai shprehu mbështetjen e PD për biznesin e vogël dhe bëri thirrje për bashkimin ne protestën e neserme të opozitës.

“Fjalët nuk mjaftojnë, ju bëj thirrje ti bashkoheni aksionit që ndërmerren nesër, mbyllja e qepenave në mbarë vendin, ne na keni në krah. Mos kini frikë, bashkohuni, le të vijnë të më arrestojnë mua të parin, nuk na arrestojnë dot të gjithëve”, tha Basha.

Nderkohe qe perfaqesues te biznesit janë shprehur se qeveria po i detyron të dalin në rrugë, te mbyllin bizneset, te largohen nga vendi. Ata kane deklaruar se ditën e nesërme gjatë orës 11:00 dhe 12:00 do të ulim qepenat në shenjë proteste.

Share:
Reklama juaj