Home KRYESORE Zonja Lubonja ne nevoje: Telefonata e Z. NERANXI, ishte drite ne terrin...

Zonja Lubonja ne nevoje: Telefonata e Z. NERANXI, ishte drite ne terrin tim, ishte frymëmarrje…ISHTE JETE!

0

Nga Atjana Lubonja

Nuk kam pasur nderin ti shtrëngoj dorën! E kam pare veten ne TV , neper faqet e gazetave! I njoh vlerat e tije larg-pamase si njeri i punës dhe i progresit…

Ky është Z.NIKOLLAQ NERANXI, për sytë e mendjet e te gjithëve !

Po une edhe pse nuk e njoh, po njoh zërin e tij atje ne telefon… qe pa me njojtur, vetem se kish lexuar për hallet e vuajtjet e mija ne vazhdim qe arritën pikun kur Erjon Veliaj pa ju dridhur dora firmosi faturat e energjisë me shifra alarmante vetem te me gjunjezonte!

Me ndihmoi nen-kryetari i Bashkisë Z.Andi Seferi, po faturat godisnin me shifra tmerruese … thua se unë një njeri i sëmure, i vetmuar ndizja FURRE-NALTAT!

Prandaj them se telefonata e Z.NERANXI, ishte drite ne terrin tim , ishte frymemarje…ISHTE JETE! “Zonja Lubonja , sa te kesh jetën, energjinë do ja u paguaj une”! Me përshëndeti duke me uruar shëndet mbylli telefonin!

Ngela me goje hapur, rrotullonja sytë neper dhome, ferkonja lotet, po isha mpire! Pyetjet “SI, QYSH, TEK”. rrihnin si çekan ne koken time!

Enigmen ma zgjidhi KOMPANIA NERANXI. Cdo muaj përfaqësuesi i kompanisë, pasi konfirmon nga unë shifrën e lekeve te faturës se energjisë… me sjell leket! Dhe ky gjest fisnik bamirësie…vazhdon!

Do thoni JU, pse nuk ke shkuar me pare, pse nuk e ke falënderuar me pare publikisht Z.NERANXI! E dini pse, me dukej sikur e fyeja… ai bën kaq shume bamirësi, është me zemër kaq te madhe…sa ky falënderimi im do dukej si “servilizëm”!

E ndjeva se duhet ta shkruaja…çdo dite qe kalon, bëhem me keq dhe MIRËNJOHJEN DHE RESPEKTIN TIM PËR Z.NIKOLLAQ NERANXI, dua tja u përcjell te gjithëve!

FALEMINDERIT!!!

Share:
Reklama juaj