Home KRYESORE A do të bojkotojë PD parlamentin? Ja vendimi që pritet…

A do të bojkotojë PD parlamentin? Ja vendimi që pritet…

Është mbledhur paraditen e sotme grupi parlamentar i PD dhe pritet të dilet me një vendim nëse do të vendoset për bojkotin e parlamentit. Nga burime brenda mbledhjes kemi mësuar se ka qenë deputeti Flamur Noka i cili ka hedhur idenë se hapi i vetëm që na mbetet pas protestës, është bojkoti. “Ne duhet te shkeputemi nga ky parlament. Ramës ia dhame kohen e duhur per Xhafen”, mësohet se është shprehur Noka.

Ndërsa deputeti Klevis Balliu ka thënë se “qytetarët na kërkojnë të mos jemi në parlment, sepse aty bëhet teatër. Ne duhet të degjojmë zërin e qytetareve”.

Po të këtij mendimi janë edhe deputetët Endri Hasa e Bardh Spahia. “Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Ka ardhur koha që të marrim seriozisht në konsideratë opsionin e bojkotit të Parlamentit”, tha Spahia.

Vendimi që do të merret në mbledhjen e grupit demokrat pritet të komunikohet nga Basha./opinion.al

Share: