Home KRYESORE Ambasadorja e Kosovës në Uashington: Jemi shtet i ri, por komb shumë...

Ambasadorja e Kosovës në Uashington: Jemi shtet i ri, por komb shumë i vjetër

0

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka shprehur besimin se Kosova shumë shpejt do të nënshkruajë marrëdhëniet diplomatike edhe me Serbinë.

Ajo gjatë fjalës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se kush ka dyshimin për legalitetin e pavarësisë së Kosovës ta lexojë vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Është e vërtetë se Kosova është shtet i ri, por ne jemi një komb shumë i vjetër. Ne kemi qenë gjithmonë aty. Jemi krenarë për aleancat që kemi me të gjithë ju dhe shpresoj se së shpejti Kosova do të nënshkruajë marrëdhëniet diplomatike edhe me Serbinë”, u shpreh Çitaku.

Share: