Home KRYESORE Artan Hoxha: Autobuzët me turistë nuk lejohen në qendër të kryeqytetit, pergenjeshtron...

Artan Hoxha: Autobuzët me turistë nuk lejohen në qendër të kryeqytetit, pergenjeshtron nënkryetari i bashkisë

Autobuzat turistik nuk lejohen të qarkullojnë në afërsi të qendrës së kryeqytetit, ndërsa moshat e treta detyrohen të udhëtojnë në këmbë për të realizuar turin e tyre turistik.

Këtë problemtatikë e ngriti në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, analisti Artan Hoxha, i cili theksoi se mosha e tretë detyrohet të qarkullojë në këmbë në dëstinacione të ndryshme turistike në Tiranë.

Mirëpo, nuk ka vonuar edhe reagimi i Bashkisë së Tiranës, ku dhe përgënjeshtroi deklaratën e Hoxhës.

Përmes një mesazhi dërguar në numrin e drejtuesit të ‘Opinion’, gazetarit Blendi Fevziu, nënkryetari Mazniku deklaroi se autobuzët turistik kanë të drejtën të qarkullojnë pranë qendrës dhe një hapësirë e parkingut është projektuar për ata autobuzë.

Share: