Home KRYESORE Artan Hoxha: Saimir Tahiri është kërcënim për maxhorancën

Artan Hoxha: Saimir Tahiri është kërcënim për maxhorancën

Gazetari i kronikës në ‘News24’, Artan Hoxha, të enjten, deklaroi se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie.

Ai tha se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur. Gazetari theksoi se Tahiri përbën një kërcënim për maxhorancën.

“Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën”,-deklaroi Hoxha./opinion.al

Share: