Home KRYESORE Audio-përgjimi, prokuroria thërret tre zyrtarët e PD-së

Audio-përgjimi, prokuroria thërret tre zyrtarët e PD-së

Tre ditë pas publikimit të audio përgjimit, nje dite pas denoncimit te Agron Xhafaj, prokuroria ka thirrur tre zyrtaret demokratë.

Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi janë thirrur nesër në orën 10:30 në Prokurori për tu pyetur në lidhje me audio përgjimin e publikuar, bënë të ditura burimet per Opinion.al.

Prokuroria ka sekuestruar nje dite me pare audio-pergjimin ku sipas PD, vellai i ministrit te Brendshem, Agron Xhafaj komunikon me nje trafikant per nje ngarkese droge.

Vetë Agron Xhafaj kish depozituar padi ndaj zyrtareve te PD me pretendimin se nuk është ai personi i pergjuar, duke akuzuar per montazh.

Kjo teze ne fakt u mbeshtet sot edhe nga Kryeministri i vendit, i cili duke cituar deklaratat e Berishes ne Tv, tha se kishte investiguar vete kete ceshtje dhe i ka rezultuar se zeri nuk eshte autentik.

Share: