Home KRYESORE Basha niset për në Sofje, ja çfarë do kërkojë në Samitin e...

Basha niset për në Sofje, ja çfarë do kërkojë në Samitin e PPE

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur për në Sofje ku do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane. Burime nga selia blu thanë për BW se Basha do të shfrytëzojë samitin e PPE për të kërkuar mbështetjen për statusin e vendit kandidat.

Basha do të jetë pjesë e punimeve të samitit të mërkurën, më pas do kthehet në Tiranë për seancën parlamentare të së enjtes, ku parashikohet të ketë tensione.

Kujtojmë se opozita ka deklaruar, se të ditën e enjte nuk do te lejojë zhvillimin e një seance parlamentare normale. Vendimi i opozitës vjen pas publikimit të audio-përgjimit për vëllain e Ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj, pasi pretendohet se ai është i lidhur me trafikun e drogës.

Share: