Home KRYESORE Basha te mendoje për zgjedhjet lokale. Ta filloje me Himaren dhe Durrësin,...

Basha te mendoje për zgjedhjet lokale. Ta filloje me Himaren dhe Durrësin, me Neranxin dhe Gorean

0

Gazetari Artur Nura i ftuar ne Fax News ne emisionin e Rezear Xhaxhiut tha se kryeministri Rama ka filluar de facto fushaten elektorale duke synuar fitoren e saj!

Lulzim Basha, sipas gazetarit Nura, as qe e ka akoma ne mendje te mendoje per zgjedhjet e ardhshme lokale! “Ne lojen e shahut politik nese nuk mendon per levizjen e trete je i humbur, sic edhe ka rezultuar per politikanin e ri Lulzim Basha deri tani…,” tha gazetari Nura.

“Nese nevojitet nje sugjerim i shpejt kryetarit te partisë demokratike per zgjedhjet e ardhshme, duhet qe jo vetem te punoje per zgjedhjet lokale qe tani, por edhe mund ti sugjerohet, brenda kesaj hapesire te kufizuar televizive qe, per shembull ne Durrës dhe Himarë te konsideroje kandidaturën e fundit fitimtare ne qytetin e portit me te madh te Shqipërise, z. Arqile Gorea i cili perfaqeson nje familje te madhe dhe te respektuar te këtij qyteti dhe ka rekorde suksesi jo te vogla gjate karrieres se tij politike dhe publike.

Ndersa per Himaren, gazetari Nura sugjeroi biznesmenin e njohur dhe te sukseshem, ish deputetin dhe aktivistin e Shoqerise Civile z. Nikollaq Neranxi i cili sipas tij, mund te marre vota majtas dhe djathtas ne ate qytet te vogel, por te mrekullueshem bregdetar te Jonit te magjishem.

Nura shtoi se sipas eksperiencës se tij si gazetar, ne ato zona i rezulton se te gjitha organizimet qytetare te protestes kunder pushteti arbitrar te kryeministrit Rama, jane produkt i këtij individi i cili ka qene ne krye te komunitetit himarjot ne mbrojtjen e shtëpive dhe trojeve te tyre qindra vjeçare dhe ja kane dale ti mbrojnë ato.

Per me teper, sipas gazetarit Artur Nura, kandidatura e Nikollaq Neranxit nuk do percante askpak, por doo bashkonte komunitetin shqiptar me ate grek ne ate zone delikate e cila eshte tentuar te keqperdoret politikisht si nga pushteti i majte ashtu dhe i djathte.

Share: