Home KRYESORE Berisha ironizon ministrin Xhafaj Ti je në vendin dhe kohën e gabuar

Berisha ironizon ministrin Xhafaj Ti je në vendin dhe kohën e gabuar

Ish-kryeministri Sali Berisha, të mërkurën, ka komentuar reagimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në lidhje me dënimin e vëllait në Itali, në 2002.

Ish-kryeministri, theksin e komentit e ka vendosur mbi justifikimin e ministrit, i cili deklaroi se i vëllai u gjend në vendin dhe kohën e gabuar me miq të gabuar në vitin 2002.

Shënimi i plotë:

“Jo jo o Fatzi Xhafa! Jo jo o Fatzi Xhafa nuk ka qene Agroni ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar! -Agroni ka qene ne vendin e krimit dhe kohen e droges kurse ti o Fatzi je ne vendin e gabuar dhe kohen e gabuar ndaj dhe qërrohu se i këtij lloji je i vetem ne Europe dhe ne bote!

Kjo është një përgjigje për reagimin e papërgjegjshëm nga Fatzi Xhafa i cili pr tu justifikuar për dokumentat origjinale që paraqiti opozita sot para publikut për dënimin e Agron Xhafës nga gjykata supreme e Italisë me 7,3 vite dhe mos ekstradimin e tij u mjaftua duke larë duart se vllau i im ka qenë në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar!”– shkruan Berisha.

Share: