Home KRYESORE “Berisha shkarkoi për 4.3 minuta Ylli Pangon pas skandalit seksual”, aktori i...

“Berisha shkarkoi për 4.3 minuta Ylli Pangon pas skandalit seksual”, aktori i njohur krahason historitë…

Përgjimet e publikuara nga PD të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë rritur tensionet politike në vend. Opozita kërkon me ngulm dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.

Ndërsa lidhur me këtë ka dhënë argumentin e tij edhe aktori i humorit, Juljan Deda, i njohur si mbështetës i PD. Deda e krahason zhvillimin e fundit me atë të disa viteve më parë, kur ish ministri i Kulturës Ylli Pango u shkarkua nga kryeministri i asaj kohe Berisha pas publikimit të skandalit skeksual nga emisioni investigativ Fiks Fare.

“E mbani mend atë ministrin, që vetëm sa flirtoi me një femer, e cila e porositur i shkoi në shtepi për ta futur në kurth, e përsëris në shtëpi jo në punë? Këtë ministër, Kryeministri i kohës e shkarkoi për 4.3 minuta.
Po sot..?”, shprehet Deda.

Share: