Home KRYESORE Diell në pjesën më të madhe të vendit, reshje të dobëta në...

Diell në pjesën më të madhe të vendit, reshje të dobëta në juglindje

Moti për ditën e sotme (e premte) mbetet kryesisht me kthjellime në zonat veriore, por kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Orët e pasdites shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, por më të dendura në zonat Jugore duke sjellë shira të dobët dhe të izoluara në Juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje me 2°C sjellin orët e mesditës; më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 ballë.

Share: