Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Dosja “Tahiri”/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit: Ja kush më kërkoi që skafin...

Dosja “Tahiri”/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit: Ja kush më kërkoi që skafin tim ta perdorte Saimir Tahiri

Saimir Tahiri ka udhëtuar drejt Greqisë në 2014 (kur ishte ministër) me skafin privat në emër të Orges Liperit dhe mandej është kthyer me Audin e Habilajve (Audi 007 që ua kishte shitur vetë). Kështu deklaroi sot prokurori gjatë seancës tek Krimet e Rënda. Por avokati i tij, Maks Haxhiaj e mbrojti duke thënë se Liperi është biznesmen që kishte skafin me letra të rregullta. Nga ana tjetër ai mohoi takimet e Tahirit me Habilajt.

Por çfare ka thene vete Liperi kur eshte marre ne pyetje nga prokuroret?

Biznesmeni nga Durrësi Orges Liperi është marrë në pyetje dy herë gjatë muajve të fundit nga Krimet e Rënda për llogari të hetimeve për ish-Ministrin e Brendshëm.Ky person figuron të jetë, sipas prokurorisë, dhe pronari ligjor i skafit të përdorur për një kohë të gjatë nga Saimir Tahiri, kryesisht gjatë pushimeve.

Televizioni Klan ka siguruar dëshminë që ia ka thënë në prokurori:

“Sipas deklaruesit, mjetin lundrues “Auras” e bleu tek një shtetas italian me ndërmjetësinë e një miku të tij, Roni Shqopa. Blerja u bë në Durrës dhe në ditën kur dorëzoi lekët, mori mjetin lundrues që ndodhej në Portin e Durrësit dhe që ishte i pajisur me karel. Nuk i kujtohet të ketë përpiluar kontratë shitje në Shqipëri. Me procedurat e zhdoganimit dhe regjistrimit të mjetit të kryera në datë 06.08.2014, u mor agjencia doganore dhe për kryerjen e tyre me shpejtësi, ndikoi Roni Shqopa, i cili paraprakisht i kishte kërkuar që këtë mjet t’ia linte në përdorim Saimir Tahirit.

Nuk kujton të ketë përpiluar dokument për lënien në përdorim të mjetit dhe nuk tregoi interes për të. Mjetin nuk e përdori, por në ndonjë rast pagoi tarifë për lëvizjen me vinç. Gjithashtu, mjetit lundures në vitet 2015 dhe 2017 iu bë servis në Itali. Pagesat u kryen nëpërmjet llogarisë bankare në emrin e tij. Ishin shtetasit Boge Budini dhe Roni Shqopa, që e njoftuan për servisin e bërë dhe i sollën edhe faturat. Faturat iu paguan një servisi në Jug të Italisë dhe kishin vlerë 30 000 Euro.

Ndërsa nuk njihte shtetasit Artan dhe Moisi Habilaj, shtetasin Naim Brahimaj kishte mundur ta fiksonte si personin që merrej me mjetin lundrues të regjistruar në pronësinë e tij. Para disa muajsh (referuar ditës së dhënies së deklarimeve), pas njoftimit të Roni Shqopës për urdhërin që ndalonte qëndrimin e mjeteve lundruese në port, mjeti lundrues i tij u dërgua tek Resorti i Arben Likmetës.

Shtetasin Saimir Tahiri e takoi pas paraqitjes në prokurori, pra pas datës 26.04.2018. Takimi iu kërkua nëpërmjet Roni Shqopës. U takuam në Tiranë dhe në takim, krahas shokut të tij Elvin Kuraja, ishte Saimiri dhe bashkëshortja e tij. Në takim, Saimiri i kërkoi ndjesë për shqetësimin që i ishte krijuar nga thirrja në prokurori”.

Këto dhe prova të tjera janë pjesë e materialit prej 33 faqesh që bindën gjyqtaren Liljana Baku që të vendoste masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

*Boge Budini ish-drejtor i policisë Kufitare Durrës-Ministria e Brendshme
*Roni Shqopa ish-drejtor i shtëpisë së pushimit-Ministria e Brendshme/Opinion.al

Share: