Home I pakategorizuar DW: Gjermania e do patjetër ish-ministrin Tahiri para drejtësisë

DW: Gjermania e do patjetër ish-ministrin Tahiri para drejtësisë

Përditë e me shumë dalin detaje nga ultimatumi gjerman për kryeministrin Rama gjatë vizitës në Berlin. Ashtu si nëpër dhëmbë Edi Rama e tha në konferencë shtypi pas kthimit nga takimi me Kancelaren Merkel se i kishin bërë një pyetje edhe për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, por vetëm kaq vazhdoi kryeministri shqiptar, duke u munduar të mos i jepte rëndësi emrit Tahiri. Në të vertetë burime të kryqëzuara diplomatike tregojnë se i është kërkuar jo vetëm nga aleati i majtë i PS-së në qeverinë gjermane, ministri për Europën Roth, por edhe nga Kancelarja Merkel. I është thënë prerë se Reforma në Drejtësi është një sukses, por që ta besojmë si të tillë do shikojmë nëse lejoni si kryeministër daljen para drejtësisë të ish-ministrit Tahiri.

Ky rast mbetet kusht i panegociueshëm nga pala gjermane e jo vetëm, por edhe nga shtetet e tjera te BE. Ndërkohë pas vizitës së kryeministrit Rama në Berlin mediat pranë PS janë munduar ta anashkalojnë kushtin gjerman për çeljen e negociatave për marrjen e statusit final për në BE. Në fillim u tha se prokuroria e krimëve të rënda mund të veprojë, por më pas flitet se ka patur presion të jashtëzakonshëm nga PS mbi organin e prokurorisë për mos penalizimin e Tahirit.

Që Gjermania e kërkon Saimir Tahirin para drejtësisë kjo nuk diskutohet, pavarësisht se qeveria mundohet ta fshehë. Sot e zbuloi përsëri kushtin e kancelares Merkel gazetarja me emër e radios shtetrore gjerma DW, Adelheid Feilcke, e cila e pyetur live nga Top Channel tha ndër të tjera se Saimir Tahiri mbetet kusht i panegociueshëm.

Adelheid Feilcke, drejtore për Departamentin e Europës në Dojçe Vele, themeluese e seksionit në gjuhën shqipe dhe një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe në një lidhje direkt për Top Channel thotë gjithashtu se politikanët shqiptarë duhet të lobojnë në parti të ndryshme evropiane, pasi ka mjaft politikanë evropianë që ndjekin me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Jam optimiste që ata që mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit vazhdojnë të jenë shumicë në Bundestagun gjerman pasi ka dhe parti të tjera, po asnjëherë nuk bëhet automatikisht. Mendoj se është e rëndësishëm që politikanët shqiptare dhe të gjithë të bëjnë lobing në parti të ndryshme evropiane dhe shumë politikanë evropianë perëndimor ndjekin me vëmendje nëse Shqipëria i përmbahet premtimeve. Ky është një shans që nuk duhet humbur, rruga për BE është e gjatë”, tha Feilcke./360grade.al

Share: