Home KRYESORE E tmershme, shqiptari i përdhunon të dashurën zvicerane të djalit!

E tmershme, shqiptari i përdhunon të dashurën zvicerane të djalit!

“Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë krime të tilla brutale”, tha kryetari i trupit gjykues në Cyrih. I pandehuri është një 52-vjeçar nga Kosova, i cili prej dy vitesh ndodhet në burg. Shkaku: ka dhunuar dhe detyruar për akte seksuale 27-vjeçaren, e cila ishte e lidhur me njërin nga djemtë e tij.

Historia e dhimbshme e vajzës

Në fillim të vitit 2008, atëkohë vetëm 16 vjeç, vajza zvicerane pritet në shtëpinë e të dashurit. Sipas deklaratave të viktimës, menjëherë erdhi në dhomë babai i të dashurit dhe e dhunoi në formë anale vajzën. Çdo tentativë për t’u mbrojtur nga kjo babëzi, rezultoi e pasuksesshme për vajzën minorene. Këtu nuk përfundon kapitulli i historisë së saj horror. Disa javë më vonë i akuzuari shkon me dy burra tjerë te ajo dhe e hedhin përsëri në shtrat. Ajo akoma ishte në lidhje me djalin e tij.

Në këtë kohë dy shokët e babait e dhunojnë zviceranen, ndërsa ai vetë masturbon. Nga dhuna seksuale e dy burrave, shtrati ishte mbushur me gjak, përcjell albinfo.ch.

Agresori kapet tetë vjet më vonë

52-vjeçari do arrestohej vetëm tetë vjet më vonë. Zviceranja ishte e lidhur edhe katër vjet tjera me djalin e kosovarit, derisa ajo në fund vendosi që të sqarojë gjithë historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë. Kështu mendoi se mund të niste një jetë të re.

Ajo ndërpreu kontaktet me ish-të dashurin dhe paditi 52-vjeçarin. Gjykata rajonale e Cyrihut kërkoi në seancë të parë dënimin me 6 vjet burg për 52-vjeçarin dhe një dëmshpërblim prej 20 mijë frangash. Përpara Gjykatës së Lartë në Cyrih, i pandehuri përsëri foli për pafajësinë e tij.

“Gjithçka e sajuar dhe e shpifur”, tha 52-vjeçari i cili kërkon lirimin nga të gjitha akuzat. “Kurrë nuk kam dhunuar ndonjë grua.”

Por Gjykata e Lartë e Cyrihut nuk i besoi deklaratës së të pandehurit dhe vërtetoi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.

“Një intrigë e tillë, mes njerëzve që as nuk e njohin njëri-tjetrin, është absolutisht e pamundur”, tha gjyqtari në vendimin përfundimtar./Opinion.al

Share: