Home KRYESORE EMRAT/ Kush janë shqiptarët e arrestuar për 1 ton kokainë në Spanjë

EMRAT/ Kush janë shqiptarët e arrestuar për 1 ton kokainë në Spanjë

Ditën e djeshme forcat policore të Spanjës në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë zbuluar një rrjet trafikantësh shqiptarë. Polica vuri në pranga dy shtetas spanjollë dhe dy shqiptarë, raportuan mediat vendase.

Sakaq është bërë i ditur edhe identiteti i dy shqiptarëve të arrestuar. Ata janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 ton drogë e llojit kokainë, dhe një shumë parash prej 1.5 milion euro. Grupi kriminal ushtronte aktivitetin e tyre në Madrid, ndërsa furnizoheshin me kokaine nga Kolumbia.

Share: