Home KRYESORE Erdogan acarohet me Macron: S’mund të na tregojë ç’të bëjmë në Ballkan

Erdogan acarohet me Macron: S’mund të na tregojë ç’të bëjmë në Ballkan

Deklaratat e fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron lidhur me raportet mes Turqisë dhe Rusisë, nuk i kanë hije një burrështetasi, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Nuk mund të thuhet se ka një qëndrueshmëri në qëndrimet e tij. Bombardimet e fundit dhe paqëndrueshmëria e Francës tregojnë se ai po përballet me vështirësi. Deklaratat e tij se ne po fusim ‘pyka’ mes popullit, nuk i takojnë një burrështetasi, ka thënë Erdogan.

Macron kishte deklaruar se ai, iu bashkua sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Francës kundër regjimit sirian, për shkak se dëshironte të ndihmonte që të ‘liroheshin pykat’ turke dhe ruse atje.

 “Ne kemi raporte të mira me Rusinë ashtu siç kemi raporte të mira me vendet perëndimore. Askush nuk mund të pretendojë se mund të fusë pyka në ndonjë vend”, ka thënë Erdogan.

Erdogan gjithashtu ka folur edhe për një deklaratë të Macron, i cili kishte thënë se ‘vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet një perspektivë e qartë evropiane në mënyrë që të mbrohen nga ndikimi rus dhe turk’.

“Ne kemi ndikimin tonë në Ballkan për shkak të historisë dhe kulturës. Kemi raporte shumë të mira me vendet e Ballkanit dhe askush nuk mund ta mohojë këtë. Shpresoj që Macron nuk do të ecë hapa të tillë, të gabuar”, ka thënë Erdogan.


360grade.al

Share: