Home KRYESORE Erdogan: Shqipëria e rrënuar nga shkollat e FETO-s, herët a vonë do...

Erdogan: Shqipëria e rrënuar nga shkollat e FETO-s, herët a vonë do ti zhdukim…

0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vijon që të shprehë vendosmërinë për zhdukjen e institucioneve të lëvizjes Gulen në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë.

Gjatë një aktiviteti për studentët, ku në Turqi aktualisht ndodhen 115,000 studentë të huaj, Erdogan është shprehur ndër të tjera se Shqipëria është e rrënuar nga FETÖ (Lëvizja Gulen). Megjithatë shton ai, dy vendet janë në negociata për të mos lejuar institucionet e kësaj lëvizje në Shqipëri.

“Për fat të keq, Shqipëria është e rrënuar nga FETÖ. Natyrisht, jemi në mes të negociatave. Herët ose vonë do ta zhdukim atë grup. Fondacioni Maarif po bën përparim në aspektin e arsimit sidomos në Afrikë, por edhe në Ballkan”, është shprehur ai.

Fondacioni Maarif është një organizëm i cili drejton shkollat jashtë Turqisë duke marrë kontrollin e shkollave të drejtuara më parë nga organizata Fetullah Gulen.

Në Shqipëri janë disa institucione arsimore të lëvizjes Gulen që njihen ndryshe “kolegjet turke” ndërkohë që disa kanë ndryshuar pronar në vitet e fundit pas kërcënimeve të Turqisë./opinion.al

Share: