Home KRYESORE Gazetarja: Pse habiteni kur i denuari ja mbath nga Gjykata…?!

Gazetarja: Pse habiteni kur i denuari ja mbath nga Gjykata…?!

Nuk e kuptoj pse habiteni aq shume, qe nje i denuar ia “mbathi” nga gjykata.

Ajo gjykate, nuk ka asnje lloj sigurie, sic nuk ka ne shume gjykata te ketij vendi. Nuk ka asgje qe te mund te te ndaloje te hysh, te hedhesh valle, te hash fara me kembe siper tavolines, te kendosb me ze te larte, t’ia fusesh vrapit, apo te dalesh pa te hyre ferre ne kembe.

Para ca kohesh une jam futur ne nje gjykate, pa me ndaluar njeri fare. Kam hyre madje deri te zyra e gjykatesit, i cili u shtang, kur me pa ne zyre. (Supozohet, qe gjykatesit nuk mund t’i futet askush ne zyre pa aprovimin e tij)

Do pyesni, “Po ti c’deshe atje?” Ne ate kohe po investigoja nje ceshtje, qe kishte te bente pikerisht me kete gjykate. Shkoj te informacioni, ku qendronte nje burre, i cili nuk dinte asgje se cfare behej ne gjykate, nuk kishte asnje lloj informacioni per asgje. Pastaj kaloj te dera kryesore, ku ishte nje si tip banaku me nje cope xhami siper. Kaloj ne nje hapesire te gushte aty dhe ngjis shkallet duke kerkuar per zyren e gjykatesit, sepse nuk e dija fiks ku ishte. Po ore po, u ngjita dhe gjykatesi i shkrete, kur me pa, me tha “Po ti si hyre deri ketu?”

Une i thashe:- Keshtu hyjme ne gazetaret, pa lajmeruar.

Me vone erdhi dikush, te cilin e lajmeroi gjykatesi te vinte siper, por as ai nuk ishte roje, as polic, ishte dikush qe merrej me ruajtjen e vendimeve gjyqesore, dhe qe me beri te njejten pyetje si gjykatesi.

Do thoni ju “As ti nuk ke vepruar mire”, mund te keni te drejte, por mua me falet, sepse po kerkoja “te kapja” nje gjykates te korruptuar, por edhe atij i falet, sepse po kerkonte lirine ne nje vend shume te lehte per ta gjetur.

Keshtu pra, jetojme ne Shqiperi dhe ketu nuk ka asgje qe mund t’ju beje habi, sepse cdo gje eshte e mundur, aq me pak ne institucione neper rrethe. Jua jap me vule, qe mund te hysh edhe ne zyren e prokurorit, pa te ndaluar njeri fare.

Ahhhh sa me pelqen ky vend ????

Share: