Home KRYESORE Gjërat e papërsosura … Nga Gianni Mortieri

Gjërat e papërsosura … Nga Gianni Mortieri

Përktheu: Elona Caslli

Dikush shkroi në Twitter : “Kris Kornell vdiq”.

Në zyrë pllakosi heshtja edhe pse në zyrën tone flitet shumë pak.
Tronditem rëndë. Kolegët e mi nuk dinë asgjë për “Soundgarden”.
Kujtesa më kthen prapa në kohë tek tryeza e bilardos, në shtëpinë e Robertës, Xhulianos dhe Danielës.

Plakemi duke humbur më shumë këngëtarë se flokë.

Xhuliano ka dy fëmijë. Roberta jeton në Berlin. Daniela jep mësim dhe ka një vajzë shumë të bukur.

Për gjashtë ditë kam ditëlindjen. Chris Cornell këndon dhe kolegët e mi dalin për pushimin e drekës.

Share: