Home KRYESORE Gjermania, ministri Roth: Po verifikojmë arritjet per negociatat me BE

Gjermania, ministri Roth: Po verifikojmë arritjet per negociatat me BE

0

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, gjatë një konference për mediat, deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë, por që ia vlen mundi.

Duke theksuar në vendi duhet të ketë prioritet forcimin e shtetit ligjor dhe sistemin e drejtësisë, Roth tregoi se fokusi i bisedimeve kanë qenë problematikat që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Ministri gjerman u shpreh se Gjermania ka ende pritshmëri se këto do të realizohen.

Nga ana tjetër, ministri për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi se Shqipëria beson fuqimisht në mbështetjen e Gjermanisë, në procesin e vështirë që është para nesh për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Share: