Home KRYESORE Gjiknuri: Unë, Tahiri dhe Xhafaj njerëz me peshë në PS ndaj na...

Gjiknuri: Unë, Tahiri dhe Xhafaj njerëz me peshë në PS ndaj na sulmon opozita

1
0
SHARE

Kur duket se mazhoranca në pushtet dhe Kryeministri Edi Rama e kanë ??braktisur? Saimir Tahirin i cili nuk është më deputet dhe as pjesë e strukturave të PS, dhe po hetohet nga prokuroria për trafik droge, vjen deklarata e ministrit Damian Gjiknuri i cili thotë se Saimir Tahiri është njeri me peshë në PS. Ai e rreshton veten krah ti kur thotë:

??Partia Demokratike është hedhur në një sulm frontal. Duke parë se nuk kanë asnjë shpresë për të bindur qytetarët shqiptarë në alternativën e tyre, kanë filluar një fushatë shpifjesh, sulmesh denigruese ndaj qeverisë. E filluan me ish-Ministrin e Brendshëm, e vazhduan me Ministrin aktual të brendshëm, tani po dalin po më sulmojnë edhe mua. Pra, po të shikoni, ata njerëz sulmojnë të gjithë ministrat dhe deputetët kryesorë të Partisë Socialiste, të gjithë njerëzit që kanë një peshë elektorale, që kanë kontribuar për fitoren e PS-së?, tha Gjiknuri.

Deklarata e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë u bë gjatë turit të llogaridhënies në Vlorë në ditën kur opozita e sulmonte se është i paguar nga mafia e kromit ndaj hesht për vdekjen e minatorëve.

Kjo deklaratë merr peshë për faktin se asnjë eksponent i PS nuk ka guxuar të përmendë kontributet e Saimir Tahirit, pasi emri i tij doli në përgjimet e Habilajve. Vetë Rama është shprehur muaj më parë për ??dru të shtrembër? në parti.

Share: