Home KRYESORE

Gruaja që sheh nga dritarja ? Nga Maram al Masri

1
0
SHARE

Përktheu: Elona Caslli

Gruaja që sheh nga dritarja
dëshiron të ketë krahë të gjatë
që ta mbërthejë botën,
Veriun dhe Jugun
Lindjen dhe Perëndimin
në mitrën e saj
si një nënë e dhembshur.

Gruaja që sheh nga dritarja
do të ketë duar të mëdha
për t??i përkëdhelur flokët e saj,
për të shkruar poezi dhe
për ta lehtësuar penën e saj.

Share: