Home KRYESORE Hoxha dhe vdekja! Nga Alban Daci

Hoxha dhe vdekja! Nga Alban Daci

Pa hyre ne polemika fetare. U habita, kur degjova Hoxhen e Lezhes qe kerkon denimin me vdekje.

Nuk e di, por kam pershtypjen se te gjitha besimet fetare ne parim jeten e konsiderojne te shenjte dhe se ate ta jep Zoti (krijuesi) dhe ta merr po ai.
Nuk e di se si do te reagoje Komuniteti Myslimane ne lidhje me kete qendrim, sepse Hoxha u shpreh sikur ishte nje qendrim i Komunitetit Mysliman.

Te kerkoje vdekjen e nje qenie njerezore nje person i fese nuk me duket ne rregull!
Nuk e kuptoj pse jane kaq te painformuar ne lidhje me BE-ne!

Shpresoj qe ligjerata pro denimit me vdekje te mos mbahen neper xhamite shqiptare.
Nje nder vertytet me te larta te besimit mysliman eshte falja dhe jo ndeshkimi me vdekje!

Denimi me vdekje eshte hequr nga BE-ja, sepse kjo e fundit bazohet mbi vlerat demokristiane, qe jeta eshte gjeja me e cmuar dhe ne asnje rrethane ajo nuk mund te cenohet.

Nese institucionet fetare do te fillojne te merren me keto ceshtje atehere na mori lumi.

Besimet fetare duhet te merren me edukimin dhe sherimin e shpirtrave te trazuar.

Heqja e denimit me vdekje tregon nivelin e civilit te nje shoqerie dhe orintimin e saj drejt vlerave te jetes dhe te faktori qe lidhet me te.

Profeti Muhamed – “Çdo qenie njerëzore ka dy prirje – njëra e nxit atë për të bërë mirë dhe tjetra e nxit për të bërë keq, por ndihma Hyjnore është afër, dhe ai që lyp ndihmën e Perëndisë që t’i largojë nxitjet e këqija prej zemrës së tij, ia arrin kësaj.”

Nga Alban Daci

Share: