Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Lapsi”: Intervista në France 24/ Rama e mohon Erdoganin kur viziton perëndimin

“Lapsi”: Intervista në France 24/ Rama e mohon Erdoganin kur viziton perëndimin

Edi Rama nuk do ti kujtojë thirrjet miqësore për vëllain Taip, shëtitjet me makinën e tin në urën e sapo inaguruar mbi bosfor, kërcimin në dasmën e së bijës, apo faktin se ai u bë kryeministri i parë shqiptar që e shpalli Turqinë një aleat strategjik.  I ftuar në televizionin francez France 24, për të folur lidhur me hapjen e mundshme të negociatave, kryeministri nuk I’u shmang dot pyetjeve bazë që mediat perendimore (besohet jo kazan) kanë për vendin tonë. Por midis shqetësimeve për plagosjen e gazetarit opozitar, problemeve me kriminalitetin, dorëheqjes së tij, eksodit masiv të të rinjve, fondeve që Shqipëria do ti kushtojë BE-së, kryeministri shqiptar u pyet edhe për miqësinë e tij të ngushtë me Erdoganin, që shihet në tokën e galëve si një dele e zezë.

Jo më larg se dy ditë më parë se Rama të jepte intervistën Franca u kaplua nga një polemikë e madhe lidhur me kërcënimet që i kishin bërë kioskave që shisnin gazetat, anëtarët e partisë të Erdoganit, AKP. Shkak për këtë shërbeu kopertina e revistës prestigjoze “Le Point” e cila kishte botuar në kopertinën e saj një foto të presidentit turk sikur dilte nga errësiara duk shkruar mbi ballin e tij : “Diktatori” (foto poshte).

Le Point

Prandaj për shumëkënd në Francë mund të jetë çudi fakti se si një njeri që kërkon të shfaqet në perëndim si atleti i përparimit të vendit të tij drejt BE-së, hiqet në lindje si miku i padronit të pallatit të bardhë me 1150 dhoma.

Prandaj në intervistën në France 24 Edi Rama u pyet direkt për raportin e tij me sulltanin e ri të Ankarasë.

“Erdogan ka deklaruar se ka investuar 3 miliard euro në Shqiperi edhe një aroport në Vlorë. A i mbështesni ju keto investime”?- e pyeti gazetarja. Por, për çudi Rama përpiqet ti devijojë pyetjes, ai nuk flet asnjë fjalë për aeroportin, nuk mburret siç bën në Tiranë kur shpërndan video si pasagjeri i shoferit Erdogan dhe me e rëndësishmja, gjë që se ka bërë kurrë më parë e vë Turqinë, në të njëjtën shkallë me Rusinë, duke rënë në krahasimin e lehtë që europianët bëjnë mes Putinit dhe Erdoganit: “Bëhet fjalë për 30 vite bashkëpunim, s’janë 3 miliardë të ditës së sotme. Sic ndodh edhe në vende të tjera secili ka lirinë për të bërë biznese qofshin ndërmarrje turke, apo ruse” ka thënë Rama.

Edhe pas insistimit të gazetares: “Pra ai nuk po kërkon të zgjerojë influencën e tij në Ballkan e vecanërisht ne Shqiperi”? kryeministri i ka devijuar sërish pyetjes

“Shqiperia me Turqine ka një miqësi prej kohësh, është vend muslimanësh e të krishterësh, por feja e sotme është Evropa” ka thënë gjatë intervistës kuke konfirmuar parimin e përdorjes së gjuhës së dyfishtë, sa herë që është në hall. Kështu po bën edhe me Erdoganim, i nxehtë kur e prezanton në Shqipëri, i ftohtë kur e pyesin në perëndim./Lapsi.al

Share: