Home KRYESORE Ish bashkëshortja e Kastro Zizos shpërthen kundër tij: As për ditëlindje nuk...

Ish bashkëshortja e Kastro Zizos shpërthen kundër tij: As për ditëlindje nuk e sheh fëmijën, gënjeshtar

Ai njihet nga të gjithë si këngëtari “problematik” që nuk e ka problem t’i shprehë mendimet e tij edhe kur e di që reagimi i të tjerëve nuk do të jetë pozitiv. Por këto ditë ai duket se ka pasur marrëdhënie të acaruar me ish-bashkshorten e tij. Ishte vetë Erleta ajo që tregoi marrëdhënien e acaruar mes tyre.

Prezantuesja nga Kosova publikoi një foto “screenshot” nga biseda me Kastron, ku ai e pyeste se si ishte vajza dhe ajo refuzonte të përgjigjej, duke i thënë që nuk ishte postiere. Nëpërmjet këtij gjesti, Erleta ka lënë të kuptohet se Kastro nuk kujdeset mjaftueshëm për të bijën. Mirëpo, Kastro i pyetur gjatë një interviste se, pse Erleta vepron kështu me të, këngëtari befasoi me përgjigjen e tij.

“Ajo mund të bëjë ç’të dojë. Zoti e ruajtë”, u shpreh Kastro. Menjëherë pas reagimit të Kastros, prezantuesja nga Kosova, Erleta, ka postuar në profilin e saj në Facebook një status që i drejtohej Kastros, për të cilin më vonë mesa duket është penduar dhe është siguruar që ta fshijë.

“O ti Kastro Zizo, fort po përtoj me u marrë me media e showbiz-a, veç m’duhet me t’i përmend nja dy fjalë, meqë s’po di kur është boll :

-A e di kush që i mban nga dy a tre punë dhe s’të bie ndërmend të kujdesesh për fëmijën tënd?

-A e di kush që, s’i vjen fëmijës as për ditëlindje e në anën tjetër çdo 2 javë je n’Kosovë?

-A e di kush që arsyetohesh se t’ka humbë pasaporta, e gjithë bota e di që në Prishtinë vihet me letërnjoftim?

-A e di kush që gënjen se ta kanë blloku Whatsapp-in e këndej shkruan vetë gjatë asaj kohe?

-A e di kush që veç me fol për ty duhet përrallë me shkrujtë?

Kështu që, lëri intervistat “serioze”, por bëhu pak më i sinqertë me veten. Zoti t’rujtë, po ashtu!”- shkruante Erleta në statusin e saj në Facebok, të cilin më pas e fshiu./Vox

Share: