Home KRYESORE Ish-kreu i policisë së shtetit: Vëllai i ministrit trafikant droge! Turp!

Ish-kreu i policisë së shtetit: Vëllai i ministrit trafikant droge! Turp!

0

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prenci ka komentuar në rrejtete sociale menjëherë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për çështjen e vëllait të tij të dënuar për trafik droge. Ish-kreu i uniformave blu e quan të turpshëm faktin që vëllapi i ministrit është një trafikant ndërsa një polici të thjeshtë këtë nuk ia lejojnë duke e konsideruar “të papërshtatshëm”.

“Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain trafikant droge! Polici më i thjeshtë sigurisht që PO! Ai është “i padenjë” për të luftuar krimin, edhe nëse e ka nisur këtë mision fisnik që fëmijë, madje edhe nëse ka plagë të krimit në trup! TURP!!!” – e mbyll Prenci.

Ai e ka drejtuar policinë e shtetit prej 30 marsit të vitit 2007 deri në 28 tetor 2009. Ai u largua pas vrasjes në Durrës së 4 efektivëve të policisë në aksionin për arrestimin e Dritan Dajtit. Pas kësaj ai u emërua si Inspektor i Lartë në ILDKP ku punoi deri në fund të vitit 2014. Edhe prej andej u largua me dorëheqje. Në 2015-ën punoi në hetimin tatimor ku sërish u largua pas përplasjeve me ish-drejtoreshën Briseida Shehaj. ©LAPSI.al

Share: