Home KRYESORE Ja cfare ka ndushur dhe po ndodh ne sallen e parlamentit?

Ja cfare ka ndushur dhe po ndodh ne sallen e parlamentit?

Partia Demokratike nuk ka pranuar sërish të lejojë diskutime për çështje të tjera në parlament pa largimin e ministrit Xhafaj nga qeveria. Edi Paloka në fjalën e tij nënvizoi se qeveria punon me dy standarde përsa i përket ligjit antimafia. ndërkohë edhe pas përfundimit të minutazhit të lejuar për të mbajtur fjalën për procedurë Paloka ka vazhduar të flasë. Ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi është shprehur se do të marrë masë për shkelje të rrëgullores. Madje duke deklaruar mbylljen e seancës Ruçi ironizoi edhe PD me transmetimin e fjalës në facebook.

Cfare po ndodh?

Ora 11: 55 Edhe pas pushimit të tretë seanca nuk ka vijuar normalisht. Fjalën e mbajtën Vasili, Edmond Spaho dhe Sali Berisha.

Ruçi ka ndërprerë seancën ndërkohë aktualisht fjala e Berishës transmetohet direkt nga fb.

Sali Berisha: “Rama zgjodhi drogen jo Europën”

Ora 11:05: Rinis seanca. Por sërish deputetët e PD-së bllokuan foltoren. Këtë herë flet kreu i grupit PD, Edmond Spaho. Seanca u ndërpre sërish dhe fjala po transmetohet ne facebook.

Ora 10: 30 Dy herët e para të ndërprerjes së seancës

Opozita bllokon sërish foltoren e Kuvendit.

Pas fjalës së deputetes Albana Vokshi deputetët demokratë bllokuan foltoren duke kërkuar që si temë kryesore diskutimi të jetë dorëheqja e Fatmir Xhafës.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mbylli seancën për disa minuta dhe fjala e Albana Vokshit u përcoll sërish nga profili personal i Lulzim Bashës.

Kur rinisi seanca, 5 minuta më pas në foltore u vendos Edi Paloka.

Edhe këtij iu mbyll mikrofoni pasi koha e tij mbaroi, por Paloka nuk largohet nga foltorja.

Ruçi ndërpreu sërish seancën e lëshoi batutën: Mesaduket ju erdhi ora e facebook!

Seanca u ndërpre për 30 minuta.

Prokuroria si letër higjienike?

Gjatë fjalës së tij Edi Paloka akuzoi maxhorancën se po e përdorin prokurorinë si letër higjienike dhe se opozita do vijojë të qëndrojë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës.

Edi Paloka: Ka kohë që ky parlament nuk mblidhet më për interesat e hallet e qytetarëve, por vetëm për hallet e Ramës. Gjithë ditën është i angazhuar të mbrojë krimin që e ka rrethuar dhe po e mbyt. Ka 5 vjet në atë karrige dhe nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka mbrojtur intersat e krimit dhe personalet. Këto janë një palë interesa.

E nisi duke mbrojtur kryetarët e inkriminuar të bashkisë që i vuri vetë, më pas vazhdoi me deputetët inkriminuar që vuri vetë. Sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas. Nga Tahiri tek Xhafaj, ky është i vetmi hall që ka kryeministri.

Kryeministri mund të përgjigjet pse nuk e kap ligji antimafia Gramoz Ruçin. E keni bërë si letër higjienike prokurorinë dhe e përdorni për çdo pisllik që nxirrni ju.

Share: