Home KRYESORE Jam Bir i këtij Shekulli…. Nga Abdellatif Laâbi,

Jam Bir i këtij Shekulli…. Nga Abdellatif Laâbi,

Përktheu: Elona Caslli

Jam Bir i këtij shekulli të mjerë.
Biri që nuk u rrit kurrë.
Pyetjet që dikur ma digjnin gjuhën,
tani m’i dogjën krahët.
Mësova të ecja
pastaj u çmësova.
U lodha nga oazet
dhe nga devetë e babëzitura për gërmadha.
I shtrirë në mes të rrugës,
me kokë të kthyer nga Lindja,
pres karvanin e të çmendurve.

Share: