Home KRYESORE

Kërcënimi rus/ Suedia shpërndan manualet ??Përgatitu për luftë?

4
0
SHARE

Qeveria suedeze ka nisur t??i dërgojë të 4.8 milionë familjeve një fletëpalosje me informacione se çfarë duhet të bëjnë në rast lufte. Qeveria ka më shumë se një gjysëm shekulli që nuk ndërmerr një fushatë të tillë.

Manuali ??Om krisen eller kriget kommer? (Nëse vjen kriza ose lufta) shpjegon se si njerëzit mund të sigurojnë nevojat e tyre themelore si ushqimi, uji dhe ngrohtësia, dhe se si njerëzit mund të kontribuojnë në ??mbrojtjen e plotë? të Suedisë.

Manuali me 20 faqe, ilustruar me foto të nëndetëseve, avionëve dhe familjeve që largohen nga shtëpitë e tyre, gjithashtu përgatit popullatën për rreziqe të tilla si sulmet kibernetike, terroriste, ndryshimet klimatike dhe përfshin një faqe edhe për identifikimin e lajmeve të rreme.

??Edhe pse Suedia është më e sigurt se shumë vende të tjera, ende ekzistojnë kërcënime për sigurinë dhe pavarësinë tonë?, shkruhet në broshurë. ??Nëse jeni të përgatitur, mund të kontribuoni në përmirësimin e aftësisë së vendit për të përballuar një problem të madh?.

Fletëpalosje të ngjashme si këto u shpërndanë për herë të parë në Suedi në vitin 1943, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Përditësime të asaj fletëpalosjeje u janë dhënë rregullisht njerëzve deri më 1961, ndërsa zyrtarëve të qeverisë lokale dhe kombëtare deri në vitin 1991.

                                         (Fletëpalosje që shpërndahej gjatë Luftës së Ftohtë) 

??Shoqëria është e cënueshme, kështu që ne duhet të përgatisim veten si individë?, tha Dan Eliasson i agjencisë civile kontingjentale suedeze, e cila është përgjegjëse për projektin. ??Ka gjithashtu mungesë informacioni në drejtim të këshillave konkrete, të cilat ne synojmë t??i mundësojmë.?

Publikimi vjen pasi debati mbi sigurinë, dhe mundësia e bashkimit me NATO-n, është intensifikuar në Suedi në vazhdën e aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe shkeljet e fundit në hapësirën ajrore suedeze dhe ujërat territoriale nga aeroplanët dhe nëndetëset ruse.

Vendi ka ndërprerë politikën që ndiqte duke shkurtuar shpenzimet ushtarake, dhe vitin e kaluar ndërmori stërvitjet më të mëdha ushtarake në gati një çerek shekulli. (përktheu lapsi.al) Suedia po planifikon të bashkëpunojë me Danimarkën për t??u mbrojtur nga sulmet kibernetike ruse dhe dezinformimi.

Fletëpalosja këshillon njerëzit të mendojnë se si do t??ia dalin nëse nuk kanë ngrohje, ushqimi bëhet i vështirë për t??u blerë, përgatitur dhe ruajtur, nuk ka ujë në çezmat ose tualet, dhe bankomatet, telefonat celularë dhe interneti ndalojnë së punuari.

Fletëpalosja këshillon që njerëzit të kontrollojnë çdo burim informacioni, pasi paralajmëron se shtetet dhe organizata të ndryshme po përpiqen të ndikojnë ??në vlerat tona dhe si veprojmë, dhe duan të zvogëlojnë qëndrueshmërinë dhe vullnetin tonë për të mbrojtur veten?.

Një faqe e detajuar e ??Këshillave të gatishmërisë në shtëpi?, këshillon popullsinë që të mbajë shishe me ujë, veshje të ngrohta dhe ??ushqim që nuk prishet, përgatitet shpejt, kërkon pak ujë, ose mund të konsumohet pa u gatuar?.

Në rast konflikti të armatosur, thuhet: ??gjithkush është i detyruar të kontribuojë dhe gjithkush është i nevojshëm për mbrojtjen e plotë të Suedisë. Kushdo, nga 16 deri 70 vjeç mund të thirret për të ndihmuar në rast të kërcënimit për luftë dhe vetë luftën?.

Nëse Suedia sulmohet nga një vend tjetër, thuhet, ??ne kurrë nuk do të dorëzohemi. (Në një rast të tillë lufte) të gjitha njoftimet se rezistenca duhet të ndërpritet, do të jenë të rreme?.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Share: