Home KRYESORE Kërkon ndjesë pas akuzave të 8 grave për ngacmim seksual

Kërkon ndjesë pas akuzave të 8 grave për ngacmim seksual

Ylli i filmave amerikanë, Morgan Freeman, i ka kërkuar falje të gjitha grave që ka ofenduar me sjelljen e tij.

Reagimi i tij vjen pasi gjigandi mediatik CNN që publikoi lajmin se tetë gra që kanë punuar me Morgan Freeman, e kanë akuzuar për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme.

Në një intervistë për “Dailymail”, 80-vjeçari është shprehur: “Kushdo që më njeh mua ose ka punuar me mua e di që nuk jam një person që do të ofendonte me qëllim askënd. I kërkoj falje, kujtdo që është ndjerë i ofenduar dhe në siklet. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im”.

Njëra asistente e filmit “Going in Style” – komedia e vitit 2017, pretendon se Freeman e ka prekur atë pa dëshirën e saj dhe nuk reshte së komentuari veshjen, por edhe format trupore.

Në një moment, tregon ajo, Freeman i ka ngritur fundit për ta parë nëse kishte veshur të brendshme ose jo.

Gratë që akuzojnë Freeman kanë punuar me aktorin 80-vjeçar si në grupet e filmave ashtu edhe në kompaninë e tij të prodhimit “Revelations Entertainment”.

Ato janë shprehur se nuk e kanë raportuar më parë, pasi kishin frikë se mos e humbnin punën.

Morgan Freeman ka një karrierë shumë të pasur, prej më shumë se 50 vitesh, fitues i disa çmimeve, përfshirë edhe atë Oscar.

a.s/dita

Share: