Home KRYESORE Kështu i fsheh dhe tjetërson Shkupi gjurmët shqiptare të Nënës Terezë

Kështu i fsheh dhe tjetërson Shkupi gjurmët shqiptare të Nënës Terezë

Në Shkup vazhdimisht janë shlyer gjurmët për Gonxhe Bojaxhiun. Shtëpia e Nënë Terezës nuk u ndërtua në lokalitetin ku duhej të ishte pikërisht disa metra në hyrje të Qendrës Tregtare. Ajo në vitin 2007, me vendim të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës u transferua në lokalitetin e sotëm në rrugën “Maqedonia”, shkruan Agjencia e lajmeve INA.

“Në vendin e saktë ku ka qenë shtëpia e familjes Bojaxhiu sot ka ngelur vetëm një pllakë që disa herë është demoluar dhe zhgarravitur.

Tabelat e vendosura në shtëpinë e saj sot që është e improvizuar nuk mbajnë asnjë mbishkrim në gjuhën shqipe.

Familjarët e Nënë Terezës, siç është nipi Alojz Gombar, edhe sot kërkon kthimin e pronave dhe pasurive të familjes, themelet e të cilave janë mbi projektet dhe përmendoret Shkupi 2014.

Kisha Katolike në Shkup ishte vatra e komunitetit katolik shqiptar që tubonte ata nga rajonet e ndryshme të Maqedonisë dhe Kosovës, ndërsa sot nuk dëgjohet asgjë në gjuhën shqipe.

Një pjesëtar i familjes katolike Anton Sereçi thotë se në Shkup kanë ngelur vetëm 250 familje katolike, një pjesë e të cilave po shkon drejt asimilimit.

“Para plot 20 viteve është mbajtur mesha e fundit në gjuhën shqipe. Prej atëherë mbetëm disi anash, pa predikues, pa një bari të vërtetë, na merr malli kur shkojmë në Ferizaj, Prizren e Letnicë.”, ka thënë Sereçi”, shkruan INA.

Vendi në qendër të Shkupit ku ka qenë Shtëpia e Gonxhe Bojaxhiut

Pllaka në vendin ku ka qenë shtëpia
Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë në Shkup

360grade.al

Share: