Home KRYESORE Kim Jong-un përgatit “shown” për çmontimin e qëndrës për testet bërthamore

Kim Jong-un përgatit “shown” për çmontimin e qëndrës për testet bërthamore

0

Një ceremoni publike, midis 23 dhe 25 majit, tre javë para takimit historik me Donald Trump.

Një ceremoni publike, zyrtare, për të shpërbërë qëndrën ku bëhen testimet bërthamore, midis 23 dhe 25 majit, tre javë përpara samitit historik të Singaporit, midis Donald Trump dhe Kim Jong-un. Nuk kalon një ditë që Koreja e Veriut të mos shpalljë hapa të rëndësishëm drejt një relaksimi të plotë të marrëdhënieve me komunitetin ndërkombëtar, për të larguar çdo dyshim në lidhje me qëllimet e saj të vërteta dhe të tregojë që vërtet Pheniani është i gatshëm për të negociuar paqen dhe denuklearizimin e saj të plotë.

Njoftimin se Punggye-ri (qëndra e testimeve bërthamore) në verilindje të vendit, do të rrafshoet me token, madje do shfaqet si një show mediatik për përdorimin dhe konsum nga ana e mediave ndërkombëtare, e jep Ministria e Jashtme me një deklaratë të raportuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të regjimit KCNA . Do të ftohen gazetarë nga Koreja e Jugut, Kina, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Rusia. Të gjitha në emër të transparencës maksimale. Dhe në qoftë se data e saktë nuk është caktuar akoma, shpjegohet, është vetëm për shkak se zgjedhja do të varet nga kushtet atmosferike.

Do të shkatërrohen të gjitha tunelet e ndërtuar nën malin Mantap, ku që nga viti 2006 janë kryer gjashtë teste bërthamore, me shpërthimin e fundit, atë të shtatorit 2017, që kishte çuar në shëmbjen e një pjesë të malit, sipas disave, duke e dëmtuar qëndrën e testimeve, në mënyrë të pa riparueshme. Do të hiqen, si vendet e vëzhgimit për eksperimentet, ndërtesat ku janë kryer kërkimet ashtu dhe strukturat e ngritura për sigurinë dhe mbikëqyrjen.

Vendimi për çmontimin e qëndrës ishte shpallur nga Kim menjëherë pas takimit historik me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae- in, këtë 29 prill. Tani, vendosja e datës përpara takimit ballë për ballë me Trump, do të thotë se Pheniani shkon në takim pasi ka bërë gjithçka që pritej nga Uashingtoni, pas lirimit të tre të burgosurve amerikanë të cilët mbaheshin ende nga Pheniani.

Natyrisht, Punggye nuk është i vetmja qëndër për testimet bërthamore në Korenë e Veriut. Në bazë të informatave të zbuluara nga inteligjenca e Seulit dhe Uashingtonit, vlerësohet se janë të paktën 15 struktura në territorin e Koresë së Veriut, duke përfshirë dy reaktorët atomik dhe tre reaktorët e gjenerimit të energjisë të përqëndruar në Yongbyon, qendra bërthamore në krahinën e Pyongan Veriore, jo larg kryeqytetit. Por një tablo më e saktë do të shfaqet në javët e ardhshme dhe administrata Trump, përsërit bindjen e saj se regjimi i Kimit po merret seriozisht.

Një besim i përforcuar pas misionit të fundit në Phenian të Sekretarit të ri të Shtetit, Mike Pompeo, i bindur se Koreja e Veriut nga një vend armik, madje edhe “mashtrues”, do të kthehet në “partner të ngushtë” të Shteteve të Bashkuara. Shefi i diplomacisë amerikane shpjegoi gjithashtu, se ai i përsëriti Kim Jong, se Pheniani duhet të heqë qafe të gjitha armët e tij bërthamore, në një mënyrë të përhershme dhe të verifikueshme dhe se në këmbim të këtij angazhimi, SHBA-ja është e gatshme për të ndihmuar ekonominë Koreano Veriore, që ndodhet afër kolapsit pas dekadave me sanksione.


360grade.al

Share: