Home KRYESORE Lubonja me Demalinë në kampin e internimit ku vuajti ndëshkimin familja e...

Lubonja me Demalinë në kampin e internimit ku vuajti ndëshkimin familja e Lubonjës (foto)

“Një popull që shkatërron kujtesën historike si kulturë mosndëshkimi të së keqes nuk ka forcë dhe moral për të ndërtuar të ardhmen”. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, analisti dhe poeti Ilir Demalia, i cili së bashku me analistin e njohur Fatos Lubonja, ka qenë në Kampin e Internimit në Fishtë të Lezhës, ku vuajti ndëshkimin nëna e tij Liria.

“Me Fatos Lubonjën në Kampin e Internimit në Fishte të Lezhës, ku vuajti ndëshkimin nëna e tij Liria, gruaja Fatosit Zana sëbashku më dy vajzat 1 vjeç dhe 3 muaj kur u interrnuan dhe Gimi vëllai, sëbashku më të tjerë bashkëvuajtës. Shkatërruar gjithçka nga pasardhësit e krimit për të mbuluar gjurmët e krimit. Një popull që shkatërron kujtesën historike si kulturë mosndëshkimi të së keqes nuk ka forcë dhe moral për të ndërtuar të ardhmen”, shkruan Demalia.

Share: