Home KRYESORE Makina përplaset me një furgon në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset turistja

Makina përplaset me një furgon në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset turistja

Një turiste e huaj mbeti e plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja është shënuar në afërsi të Maminasit, ku mjeti me të cilin udhëtonte turistja është përplasur me një furgon mallrash.

E plagosura është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Nga aksidenti janë dëmtuar rëndë dy automjetet.

Aksidenti ka sjellë bllokimin e autostradës, teksa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes./OraNews/

Share: