Home KRYESORE Manjani flet për takimin me ambasadorin Lu

Manjani flet për takimin me ambasadorin Lu

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka takuar sot ambasadorin amerikan Donald Lu. Pas publikimit të lajmit, Manjani ka shpjeguar se nuk folëm gjëra personale, por sqaruam ato ide që na mbanim larg që kanë sjelle edhe keqkuptime mes tyre, mesa duket.

Statusi i plotë i Manjanit në facebook pas kafes me ambasadorin në Rogner:

Po, pimë një kafe së bashku me Ambasadorin Lu. Pa asnjë kompleks e as paragjykim.

Asgjë personale!

Folëm goxha, për të sotmen dhe të ardhmen… Edhe për të shkuarën folëm pak. Sheshuam edhe disa keqkuptime që na mbanin larg…

Nuk mund të them më shumë, sepse dua të respektoj Ambasadorin dhe konfidencën që i ofruam njeri-tjetrit…

Faleminderit medias për vemendjen!

Share: