Home KRYESORE Më njollosën çupën, të varen’, flet e ëma e 13 vjecares…

Më njollosën çupën, të varen’, flet e ëma e 13 vjecares…

0

“Ishte ora rreth 9 e darkës. Dola ta kërkoja çupën”. Këto janë fjalët e shkëputura që nëna e 13-vjeçares që u rrëmbye nga tre djem dhe u tentua të përdhunohej ka rrëfyer për “BalkanWeb”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Vlosh të Roskovecit, ndërsa policia ka arrestuar pas ngjarjes 3 të rinj të akuzuar për rrëmbim dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, e mbetur në tentativë.

fier-shtepia-e-13-vjecares-1

“Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, ka treguar mes lotësh nëna e 13-vjeçares, familja e të cilës është në kushte tepër të vështira ekonomike.

fier-shtepia-e-13-vjecares

Policia vuri në pranga tre të rinjtë Redion Tereziu, 22 vjeç; Jorges Dosti, 24 vjeç; Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Sipas policisë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre të rinjtë kanë marrë forcërisht 13-vjeçaren, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.

BW

Share: