Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Merrnin para studentëve, dekani, profesor i gjuhësisë dhe shefja e gazetarisë mes...

Merrnin para studentëve, dekani, profesor i gjuhësisë dhe shefja e gazetarisë mes të arrestuave

0

Policia ka behur sot në dyert e Universitetit të Elbasanit, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga prokuroria. Profesori i Gjuhësisë, autor librash që mbante detyrën e dekanit të shkencave humane Albert Riska është mes të arrestuarve. Po kështu, shefja e katedres së gazetarisë Elvira Lumi, është drejtuesja tjetër e akuzuar për korrupsion. Më pas vjen, Erjola Calja, pedagoge e jashtme tek fakulteti i Ekonomisë.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi për mediat ku thotë se përveç tre të lartpermendurve janë arrestuar tre burra që bënin rolin e sekserit, si dhe një student, po kështu në rolin e sekserit.

Gjykata e Shkallës Parë Elbasan me kërkesë të prokurorisë kishte lëshuar dje masat e sigurisë “arrest me burg” për 7 personat. Ndaj pedagogëve është ngritur akuza “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.
Po sipas hetimeve disamujore të prokurorisë, pedagogët merrnin para nga studentët për vendosjen e notave kaluese gjatë sezoneve të provimeve. Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë, thuhet në njoftim. /Opinion.al

*Në foton kryesore, Albert Rista dhe Elvira Lumi

Lista e plote e te arrestuarve nga policia e Elbasanit

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Në foto: Albert Riska

Në foto Elvira Lumi

Në foto: Erjola Calja

Share: