Home KRYESORE Mesazhi i Patozit për ata që përpiqen të ndalin tërmetin…

Mesazhi i Patozit për ata që përpiqen të ndalin tërmetin…

Nga Astrit Patozi

Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoqen dita-ditës dhe fare qartazi përpara syve tanë.

Ato janë drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja.

“Rilindja”, po aq e molepsur, po përpiqet me shpirt ndër dhëmbë të mbahet pas “tepsisë” së pushtetit për të fshehur më kot faktin e njohur botërisht se po kalon të njëjtën krizë.

Por e ka të pamundur, sepse procesi i dekompozimit është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm.

Në këtë reaksion zinxhir të rënies është njësoj si të përpiqesh të ndalësh tërmetin, pas paralajmërimit të shërbimit sizmiologjik.

Ndaj e vetmja shpresë për Shqipërinë është një politikë e re, e cila nuk ka asnjë lidhje me gërmadhat e sistemit, që po rrëzohet, herë pa zhurmë, e herë me rënkime.

Share: