Home KRYESORE “Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain”

“Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain”

Vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shtetasi Agron Xhafaj është përgjuar duke biseduar me një trafikant droge, i cili i kërkon ti gjejë hashash dhe të bëjë një ngarkesë për në Itali. Biseda është realizuar muajt e fundit dhe u publikua sot nga Partia Demokratike. Nuk dihet nëse ky audio-pergjimështë edhe në duart e prokurorisë, por publikisht nuk është pohuar se Agron Xhafaj është nën akuzë.

Audio-përgjimi është realizuar në Vlorë në lokalin e Agron Xhafajt, ministrit të Brendshëm. Personi që e regjistron është një trafikant droge, i dënuar në Itali. Pasi ka mbaruar dënimin ai është kthyer në Shqipëri dhe lidhet me Agron Xhafën për ti siguruar një ngarkesë me hashash. Siç dëgjohet nga përgjimi, trafikanti i thotë Agron Xhafës se kam mbetur keq për para, se ndryshe nuk do i kishte rënë në qafë për këtë punë. Sakaq tejet i frikësuar Agron Xhafa e orienton ku të gjejë hashashin, i thotë “shko merre tek Ermali”, dhe i kërkon që të mos i bjerë më në qafë, pasi i ka dalë emri dhe po i sulmojnë vëllanë (Fatmir Xhafën). Po kaq ndjehet i frikësuar për bashkëpunëtorët në Itali, për të cilët thotë “janë zbarthyer ata andej”.


Trafikanti – Erdha për të bërë atë rrugën
Agron Xhafaj – trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë
Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain
Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet

Ndiqeni të plotë bisedën e përgjuar në videon më poshtë:

Opinion.al
Share: