Home KRYESORE Ne datat 27 Maj deri në 1 Qershor Shqipëria goditet nga një...

Ne datat 27 Maj deri në 1 Qershor Shqipëria goditet nga një fenomen i jashtëzakonshëm

2
0
SHARE

Edhe pse sot ne mbremje dhe neser ne pothuajse te gjithe vendin do te kete reshje intensive, temperaturat do te jene të larta.

Në një intervistë për Report TV, meteorologu Metodi Marku tregon se e mërkura pasdite dhe dita e enjte paradite do të ketë reshje shiu.

??Duke përjashtuar ditën e sotme dhe ditën e nesërme, më pas në fundjavë dhe në ditët e para të javës që vjen ne presim që të kemi një skenar ditor ku pjesa e parë e ditës ka probabilitete të larta që të jetë e kthjellët, ndërkohë që pjesa e dytë duhet të bëhet kujdes nga qytetarët për arsye se mund të ketë kondeksion lokal dhe reshje të pasdites, të cilat mund shoqërohen me shtrëngata, por edhe me ngarkesa elektrike?, thotë Meteorologu Metodi Marku.

Por, një mot me kapriço si ky i pranverës do të na sjellë dhe temperatura të larta. Në fundjavë Shqipërinë e prek vala e të nxehtit afrikan.

??Në ditët në vijim për shkak të masave ajrore të ardhura nga kontinenti afrikan presim që të reflektojnë rritje të temperaturave ndonëse graduale. Kjo do të vazhdojë në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës që vjen. Pra, një tendencë në rritje e temperaturave?.

Ndërsa për verën që vjen, Shqipëria nuk pritet të ketë ndryshime. IGJEUM informon se reshjet do të jetë të pakta dhe temperaturat e larta.

Sic e shihni edhe ne tabelen me lart, nga data 27 Maj deri ne 1 Qershor Shqiperia do te kete temperatura ekstrmisht te larta.


360grade.al

Share: