Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Nga përdhunimi lindi një fëmijë, korçari përfiton ulje dënimi!

Nga përdhunimi lindi një fëmijë, korçari përfiton ulje dënimi!

Gjykata e Korçës ka dënuar me 4.8 vite burg Ligor Bibën, 54-vjeçarin që përdhunoi fqinjën e tij minorene! Prokuroria kërkoi 8 vite burg për Bibën, ndërsa gjykata vendosi ta dënojë 7. Për shkak se ai pranoi fajësinë për ngjarjen, dhe pas analizës së ADN-së, përfitoi ulje të 1/3 së dënimit.

Duket se përfundimisht ai do të vuajë dënimin prej 4.8 vitesh burg, por duhet thene se 15-vjeçarja mbeti shtatzënë nga ky përdhunim dhe ajo e lindi fëmijën tre muaj më parë dhe e ka lënë në shtëpinë e Fëmijës në Tiranë!

Më herët, adoleshenja që ra pre e përdhunimit ka deklaruar në media se është kërcënuar me jete për të mohuar ngjarjen, por as kjo nuk u mor parasysh nga gjykata që vendosi përfundimisht 4 vite burg për përdhunuesin!

Share: