Home Gjeo-Ekonomia “Pakti i Iranit”, Shtetet e Bashkuara “kërcënojnë” Europën me sanksione

“Pakti i Iranit”, Shtetet e Bashkuara “kërcënojnë” Europën me sanksione

0

Donald Trump po përgatitet t’iu vendosë sanksione kompanive europiane që bëjnë biznes në Iran, pas tërheqjes së tij nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore.

Ndihmësit kryesorë të Trumpit kanë sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë presionin mbi aleatët për të ndjekur Uashingtonin në daljen nga marrëveshja, e cila e ka lehtësuar Teheranin nga sanksionet në këmbim të ndalimit të programit të tij bërthamor.

john bolton

John Bolton, këshilltar i Trumpit për Sigurinë Kombëtare, parashikoi se europianët do të shohin që është në interesin e tyre të renditen përkrah Shteteve të Bashkuara, në vend që të vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen e vitit 2015, sipas të cilës, korporata të rëndësishme europiane kanë nënshkruar kontrata miliarda dollarëshe në Iran.

I pyetur nëse kjo do të thotë se administrata “Trump” do të vendoste sanksione kundër këtyre firmave, Bolton tha se “po, është e mundur. Kjo varet nga sjellja e qeverive të tjera”.

Sanksionet amerikane mbi Iranin u rikthyen pas tërheqjes së Trumpit dhe, jo vetëm ndalojnë kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Republikën Islamike, por ndalojnë edhe firmat e huaja që bëjnë biznes atje të kenë qasje në sistemin bankar dhe atë financiar të Amerikës.

Vendimi i Trumpit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore është kritikuar nga udhëheqësit europianë, që kanë premtuar se do të vijojnë të përmbushin angazhimet e tyre. Në grackën e sanksioneve amerikane rrezikojnë të bien gjiganti francez i energjisë “Total”, prodhuesi i avionëve “Airbus”, prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen”, etj..


360grade.al

Share: