Home KRYESORE Paloka: Do ia dëgjoni krismën Edi Ramës. Ky është vetëm fillimi

Paloka: Do ia dëgjoni krismën Edi Ramës. Ky është vetëm fillimi

Kryeministri Edi Rama do të pendohet shumë shpejt për mbrojtjen që i bëri sot Fatmir Xhafës deklaroi sot numri 2 i PD, Edi Paloka duke folur për mediat nga protesta që po zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme. Ai tha se ky është vetëm fillimi i aksionit opozitar dhe se, në ditët në vijim do të njiheni me të tjera fakte…

Pjesë nga deklarata e Palokës

Ajo çka deklaroi Rama sot nuk është asgjë më shumë se sa pritej. Shfaqja e radhës. E pamë këtë shfaqje dhe me Saimir Tahirin, kur i doli në mbrojtje disa muaj më parë. Sot të njëjtin fjalim pamë me Xhafën me argumente nga më absurdet që merr në mbrojtje Xhafën, por në fakt merr në mbrojtje edhe veten sepse ai është kupola.

E dëgjuat çfarë tha: Kemi bërë ekspertizën e audios? Ky është Skandal! Kryeministri ka verifikuar përgjimin që është në prokurori. Praktikisht u dha urdhër se “ky përgjim nuk është i vertetë”. Kësaj do ia dëgjojë krismën. Këtu do jemi…

*Pamje te protestes

Share: